E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Monako, shteti me jetesën më të shtrenjtë në botë

Mesatarisht 10.637 euro i duhen çdo muaj një personi nëse dëshiron që të jetojë siç duhet në shtetin e Monakos, thuhet në kalkulatorin e shpenzimeve “Expatistan”.

Ky shtet që gjendet pranë Francës llogaritet të jetë shteti me jetesën më të shtrenjtë në botë. Aty shpenzimet janë enorme edhe për shkak të pozitës gjeografike ku ndodhet dhe reputacionit që ka si një vend i “parajsës mbi tokë”.

Sipas statistikave, Ishujt Kajman janë në listë si ndër vendet më të shtrenjta në botë. Për të jetuar aty nevojiten të paktën 6.248 euro në muaj, pasi të gjitha llojet e produkteve kanë çmime më të larta nga vendet e tjera.

Më pas renditet Zvicra, pasuar nga Singapori, Lihtenshtajni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Islanda, Luksemburgu, Irlanda, Australia, Norvegjia, Katari, Vanuatu, Kanadaja, Bahamas, Britania e Madhe, Izraeli, Holanda, Zelanda e Re, Danimarka, Emiratet e Bashkuara Arabe e të tjera. /Reporteri-Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi