E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Modeli i ri i Samsung, telefoni që paloset 3 herë

Samsung duket se i është përkushtuar telefonave të palosshëm dhe ideja e tij e fundit për një smartphone që paloset tre herë nuk është aspak përjashtim.  

Koncepti i zbuluar së fundmi tregon një tjetër aplikim për teknologjinë fleksibël të kompanisë Infinity O, e cila përfshihet brenda Galaxy Fold. E vërejtur nga Patently Mobile, patenta përshkruan një smartphone të gjatë dhe të hollë që mund të paloset në tre mënyra.

Ky fleksibilitet do të mbështetej nga një menteshë e madhe fleksibël në qendër. Kur është i palosur plotësisht, telefoni i ngjan një pajisjeje standarde Galaxy, nëse jo pak më të gjatë. Bërja e telefonit më të vogël do të kërkonte lakimin e tij përsëri në vetvete dhe kjo duket se është e mundur të bëhet si nga sipër ashtu edhe nga fundi i ekranit.

Karakteristikat e tjera të projektimit përfshijnë një modalitet të ekranit të madh. Duket se selfiet do të duhej të bëhen duke përkulur ekranin e telefonit në mënyrë që kamera e pasme të kthehet përpara.

Ashtu si me të gjitha patentat, ne në fakt nuk e dimë nëse Samsung do ta krijojë ndonjëherë këtë ide në jetën reale apo nëse thjesht do të shtohet në grumbullin e koncepteve të tjera të pajisjes së palosshme.

Patenta është paraqitur vetëm javën e kaluar dhe vjen në të njëjtën kohë kur raportohet se problemet e shfaqura në Galaxy Fold janë rregulluar dhe se kompania mund të fillojë shitjet përsëri së shpejti.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi