E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ky është qyteti që mbeturinat i shndërron në energji elektrike (FOTO)

Për të dytin vit radhazi, provinca Kastamonu në rajonin e Detit të Zi është zgjedhur si qyteti më i pastër i Turqisë. Kjo u bë e ditur sipas të dhënave të hartuara nga Instituti Statistikor Turk, Kastamonu, i cili është i famshëm për bukurinë e tij natyrore, çdo grumbull mbeturash e riciklon dhe e shndërron në lëndë të parë, dhe madje edhe në energji elektrike.

Njësia e menaxhimit të mbeturinave në Kastamonu mbledh rreth 250 ton mbeturina çdo ditë. Mbeturinat e mbledhura transferohen në një deponim të mbeturinave të ngurta jashtë qytetit dhe shndërrohen në energji elektrike që furnizon jo më pak se 7,000 shtëpi.

I vendosur në rajonin e Detit të Zi, i cili është i njohur për pyjet e tij të dendura, rajoni Kastamonu ka qenë gjithmonë i njohur për ajrin e pastër dhe është renditur si një nga qytetet më të mira për të jetuar.

Me investimet e fundit në objektet e grumbullimit të mbeturinave dhe mbështetjen që tregohet për kampanjën “Zero mbeturina”, Kastamonu mbetet shembull se si qytetet mund të funksionojnë më mirë. /Tesheshi

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi