E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kukulla Barbie mbush 60 vjeçe

Mё 9 mars 1959 pёr herё tё parё firma Mattel prezantoi nё njё panair lodrash nё Nju Jork kukullёn e parё Barbie. Por sot koleksioni mё i madh i kukullave Barbie ndodhet nё Gjermani me 18.000 ekzemplarё.

Kukullёn e parё Barbie Bettina Dorfmann-it ia dhuruan prindёrit kur ishte gjashtё vjeҁ nё vitin 1967. “Asokohe me kukullёn Barbie unё jo vetёm qё mora njё dhuratё, por fitova edhe njё mike tё vёrtetё. E sikurse rezultoi kjo ishte njё mike e pёrjetshme e imja”, thotё ajo pёr DW. Sot Bettina Dorfmann nga Dyseldorfi ka nё pronёsi 18.000 kukulla Barbi e kёsisoj koleksionin mё tё madh nё botё, qё ka hyrё edhe nё libin Guinnes tё rekordeve.

Bettina Dorfmann Barbie-Puppen-Sammlerin aus Düsseldorf (DW/V. Weitz)

Bettina Dorfmann

Si hobby u kthye nё profesion – “Klinika Barbie”

Si fёmijё koleksionistja kishte mbledhur tri duzina me Barbie. Por dikur ajo nuk donte tё merrej mё me to derisa kukullat pёrfunduan nё qilar. Vetёm kur vajza e saj nisi tё luajё me kukulla, ajo u kujtua pёr Barbiet dhe i nxori ato nga qilari.

Nё kёtё kohё koleksioni i Bettina Dorfmann-it u bё gjithnjё e mё i njohur. Kёsisoj ajo jo vetёm nisi t’i koleksionojё, por edhe t’i riparojё kukullat derisa hapi njё punishte pёr riparimin e Barbie-ve nё Gjermani tё ashtuquajturёn “Barbie-Klinik”.

Barbie-Puppe (picture-alliance/dpa/F.v. Erichsen)

Pas kёsaj ajo filloi tё hapё ekspozita tematike, qё rezultuan tё sukseshme jo vetёm nё Gjermani. Nёntё vjet rresht ajo ka qenё nёpёr turne me kukullat Barbie. Dy vjet e gjysmё ajo ka udhёtuar nёpёr Kinё e mё pas nёpёr Europё.

Sot ajo punon nё muzeun e kukullave nё qytetin Ratingen dhe jep me qira Barbie tё rralla pёr evente  tё ndryshme.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi