E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Krijohet roboti që zbulon maskën

Inxhinierët në Francë kanë krijuar një robot që mund të zbulojë nëse njerëzit mbajnë maskë për t’u ruajtur nga koronavirusi dhe, nëse jo, u kujton atyre me mirësjellje që të vënë maskën.

Roboti i ri është një përmirësim i atij me emrin Pepper, 120 cm i gjatë, me tipare të ngjashme me njeriun, i cili tashmë funksionon në disa vende për të përshëndetur vizitorët nëpër dyqane, ekspozita dhe hapësira të tjera publike.

Kamera e robotit skanon fytyrat e njerëzve që i afrohen, dhe nëse zbulon se gjysma e poshtme e fytyrës është e zbuluar, shqipton fjalët: “Duhet të vësh gjithmonë maskën”.

Nëse e sheh që vizitori vendos maskën, roboti e falenderon.

Ideja nuk është për të patur një polic robot, pavarësisht nëse njerëzit e kanë ose jo maskën, por për ta kujtuar tjetrin në mënyrë miqësore, thotë Jonathan Boiria, shefi i shitjeve për Evropën në kompaninë SoftBank Robotics, krijuese e robotit Pepper.

“Njerëz jemi. Ndonjëherë e heqim maskën kur zbresim nga autobusi dhe harrojmë ta vemë përsëri kur shkojmë në zyrë. Roboti të kujton,” thotë ai.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi