Japonia ka krijuar një robot i cili është i aftë të ndërtojë dhe që mendohet se do të jetë e ardhmja e këtij sektori duke qënë se bën mjaft mirë punën e njeriut.
Një video e re nga AIST, Instituti Kombëtar Japonez i Shkencave të Avancuara Industriale dhe Teknologjisë, tregon një prototip robot të dizajnuar për të punuar në ndërtimin e banesave dhe objekteve të tjera ku vërehet se mund të kryejë funksione të njëjta me një punëtor njeri. Roboti në mënyrë të pamohueshme është i ngadaltë por gjithashtu i habitshëm, duke sugjeruar një të ardhme ku robotët humanoid mund të zëvendësojnë edhe më shumë punë njerëzore.
Një tjetër sektor tashmë po merret nga robotët, duke qënë se krijimi i një roboti të tillë vë në rrezik punën e shumë punëtorëve njerëz të cilët punojnë në këtë sektor. Demonstimi i prototipit tregon robotin, të quajtur HRP-5P, duke mbledhur një pjesë të bordit të suvasë dhe duke e vidhosur atë në një mur. Ky lloj i robotit humanoid fleksibël është projektuar për të qenë në gjendje të replikojë lëvizjet njerëzore në mjedise të komplikuara të ndërtimit. Automatizimi industrial po ndryshon me shpejtësi fytyrën e prodhimit masiv modern. Ndërkohë që linjat e montimit në fabrika po bëhen gjithnjë e më shumë robotike, punëtorët njerëzorë ende shpesh janë të nevojshëm për shumë detyra. Montimi i avionëve për shembull, është një fushë që ka rezistuar zëvendësimit me montues robotikë të cilët tashmë janë masivisht pjesë e linjës prodhuese të makinave.



