E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Japonezët shpikin shkopinjtë “elektrikë” që e bëjnë ushqimin të duket më i kripur

Ata që ushqehen në Japoni së shpejti mund të jenë në gjendje të shijojnë ushqimet e tyre të preferuara pa pasur nevojë të shqetësohen për “sasinë e kripës”.

Duke pretenduar se është hera e parë në botë, studiuesit kanë zhvilluar shkopinj që krijojnë artificialisht shijen e kripës, si pjesë e përpjekjeve për të reduktuar nivelet e natriumit në disa nga pjatat më të njohura të vendit,.

Shkopinjtë funksionojnë duke përdorur stimulim elektrik dhe një mini-kompjuter të veshur në “rripin e dorës së ngrënësit”.

Pajisja krijon një ndjenjë të kripës, sipas Homei Miyashita, një profesor në Universitetin Meiji në Tokio, laboratori i të cilit bashkëpunoi me prodhuesin e ushqimit dhe pijeve Kirin për të zhvilluar pajisjen.

Ekipi tha se do të përpunonte prototipin dhe shpresonte t’i bënte shkopinj të disponueshëm për konsumatorët vitin e ardhshëm.

Veglat mund të gjejnë një audiencë të hapur në Japoni, ku dieta tradicionale priret të jetë e pasur me kripë për shkak të përdorimit të përbërësve të tillë si miso dhe salca e sojës.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi