E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ja si mund ta kuptoni nëse dikush po vjedh internetin tuaj

Nëse interneti juaj është vazhdimisht i ngadalshëm dhe juve ju duhet më i shpejtë, pasi edhe keni paguar për të, ndoshta është koha për të parë nëse diçka tjetër po ndodh. Mbase nuk është faji i internetit tuaj, por dikush që “vjedh” Wi-Fi tuaj.

Edhe nëse Wi-Fi juaj ka një fjalëkalim, është e lehtë për disa njerëz që ta vjedhin atë, veçanërisht nëse fjalëkalimi është ai i vendosur nga ruteri juaj.

Me disa hapa të thjeshtë, mund të siguroheni që askush nuk mund të përfitojë nga Wi-Fi juaj.

Hyni në ruterin tuaj

Këtu duhet të theksojmë se ruterë të ndryshëm kanë stile të ndryshme hyrjeje, kështu që ju duhet të gjeni atë që korrespondon me pajisjen tuaj. Shkruani adresën IP të ruterit në shiritin e adresave të shfletuesit (p.sh. 192.168.0.1 ose 192.168.1.1 ose 192.168.1.254). Nëse sa më sipër nuk funksionon, mund të provoni routerlogin.com dhe do të ridrejtoheni në panelin e administrimit të ruterit tuaj.

Futni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e administratorit

Kur hyni në panelin e administratorit, kërkoni opsionet e menusë si “Pajisjet e lidhura” ose ” Pajisjet e bashkangjitura” . Nëse e gjeni këtë menu, do të mund të shihni adresën MAC, adresën IP dhe emrin e pajisjes të të gjitha pajisjeve të lidhura në rrjetin tuaj.

Nëse vëreni emrin e një përdoruesi ose pajisjeje shtesë, atëherë ky është sulmuesi që përdor Wi-Fi pa lejen tuaj.

Si ta parandaloni

Ndryshoni menjëherë fjalëkalimin dhe vendosni dikë më të fuqishëm.
Mund të çaktivizoni transmetimin SSID.Për një zgjidhje më efektive, mund të vendosni një filtër bazuar në adresën MAC të pajisjeve.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi