E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ja se si mund të ndërtojë Kina një spital për vetëm 6 ditë

Qyteti kinez i Wuhan do të ndërtojë një spital për 6 ditë në mënyrë që të trajtohen pacientët e prekur nga virusi vdekjeprurës.

Deri më tani janë konfirmuar 1936 raste në Kinë, ku 41 prej tyre kanë humbur jetën. Qyteti i Wuhan ka një popullsi prej 11 milion banorësh dhe spitali i ri do të ketë rreth 1000 shtretër. Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon makineritë të cilat kanë filluar nga puna në një zonë me sipërfaqe prej 25.000 m2. Ky ndërtim do të bazohet në një model të ngjashëm me atë të spitalit në Beijing, që u erdhi në ndihmë të prekurve nga virusi Sars në vitin 2003.

Si mund të ndërtohet një spital në vetëm 6 ditë?

‘’Kina njihet për te tilla rekorde, pasi nuk është hera e parë që ndërmerr projekte kaq të mëdha në një kohë kaq të shkurtër’’, tha Yanzhong Huang, i deleguari për shëndetin global në Këshillin e Marrëdhënieve të Jashtme. Ai tha se spitali i Beijingut u ndërtua për 7 ditë dhe ekipi i ndërtuesve kërkon ta thyejë këtë rekord.

Rreth 4000 njerëz u angazhuan në ndërtimin e këtij spitali, natë e ditë pa pushuar asnjë moment. Brenda tij kishte dhomën me rreze X, dhomën e tomografisë kompjuterike, reanimacionin e kujdesit intensiv dhe laboratore.

Në më pak se 2 muaj u shëruan 7 raste nga virusi Sars, e cila u quajt një mrekulli e historisë se mjekësisë nga mediat vendase.

Ashtu si spitali në Beijing, godina më e re spitalore në Wuhan do të ndërtohet me pjesë të gatshme parafabrikate.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi