E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Inteligjenca Artificiale pritet të “pushtojë” edhe këtë sektor

Teksa Inteligjenca Artificiale po zhvillohet në përmasa të frikshme, duket se tashmë pritet të pushtojë edhe sektorin e fluturimeve.

Avionët mund të drejtohen nga bashkë-pilotët e AI, për t’i fluturuar udhëtarët drejt destinacioneve të caktuara në të ardhmen, është shprehur presidenti i linjës ajrore Emirates.

Kjo deklaratë ka sjellë vërejtje dhe debate mbi zhvillimin e teknologjisë AI. Joji Waites, kreu i sigurisë së fluturimit në sindikatat e pilotëve, shkroi në një blog:

“Piloti i aftë është pjesë e një sistemi të ndërlikuar sigurie që zbut rreziqet dhe i mban pasagjerët të sigurt. Pilotët janë shumë më tepër sesa thjesht drejtues aeroplanësh; ata janë profesionistë të aftë që janë pjesë e një sistemi jetik sigurie që punon për të siguruar që pasagjerët, ekuipazhi dhe ngarkesat të arrijnë të sigurt në destinacionet e tyre”.

Ai shpjegoi se pilotët duhet të jenë navigatorë, inxhinierë, teknikë, ekspertë të motit dhe menaxherë të shërbimit ndaj klientit. Clark shtoi:

“Në një ditë të zakonshme, pilotët merren me ekuipazhet e tjera ajrore, ekuipazhin tokësor, ekuipazhin e kabinës, kontrollin e trafikut ajror dhe pasagjerët për të përmendur disa. Një pilot duhet të jetë në gjendje të komunikojë mirë, jo vetëm në aspektin e aviacionit (për shembull duke përdorur radion për të folur me ATC), por edhe në një nivel ndërpersonal.” /Syri.net

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi