E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Impiant lundrues fotovoltaik mbi sipërfaqen ujore të liqenit të HEC-it të Vaut të Dejës

KESH sh.a. si prodhuesi më i madh i energjisë elektrike me burime hidro në rajon ka projektuar të ndërtojë një panel me sipërfaqe 118 mijë metra katrorë mbi liqenin e Vaut të Dejës, duke shmangur zënien e hapësirave tokësore dhe shfrytëzimin më të mirë të diellit mbi zonën ujore.

Duke patur parasysh se instalimi i sistemeve fotovoltaikë shoqërohet me kërkesë të lartë për sipërfaqe toke, e për rrjedhojë për të ruajtur maksimalisht burimet e vlefshme tokësore dhe ujore, KESH sh.a., nëpërmjet këtij projekti, e konsideron të përshtatshme instalimin e sistemeve fotovoltaikë në sipërfaqen ujore të rezervuarit të HEC- Vau i Dejës, i cili shfaq një sërë avantazhesh krahasuar me sistemet fotovoltaike të instaluara mbi tokë, sepse ekzistojnë më pak barriera që ulin rrezatimin si dhe efiçencë më të lartë të gjenerimit të energjisë elektrike për arsye të teknollogjisë së avancuar që do të zbatohet.

Për më tepër, përfitimet e mjedisit ujor për arsye të absorbimit të rrezeve të diellit nga panelet parandalojnë avullimin e ujit, kufizojnë rritjen e algave dhe potencialisht përmirësojnë cilësinë e ujit në këtë rezervuar.

Fuqia e këtij impianti lundrues fotovoltaik është parashikuar të jetë 12.9 MW.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi