Një çift nga Teksasi kanë hyrë në librin e rekordeve Guinness si çifti më i vjetër në botë.
Xhon Handerson, 106 vjeç, dhe gruaja e tij, Sharlota, 105 vjeç, do të festojnë 80-vjetorin e martesës më 15 dhjetor.
Ata janë njohur në klasë, në universitetin e Teksasit, në vitin 1934. Sharlota po studionte për t’u bërë mësuese, ndërsa Xhoni ishte mbrojtës për ekipin e futbollit.



