E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Historia e vënies së orës në dorën e majtë

Në rast se nuk e keni ditur, “rregulli” për mbajtjen e orës vetëm në dorën e majtë ka një histori interesante.

Vënia e orës në dorën e majtë iu mundëson personave që e kanë dominuese dorën e djathtë të manovrojnë më lehtë me aktivitetet e tyre.

Pra, nëse jeni djathtak, më lehtë e keni ta shikoni orën në dorën e majtë kur jeni duke punuar diçka, si dhe rreziku për ta dëmtuar orën është më i vogël nëse e vini në dorën që nuk e keni dominuese.

Në fakt, orët e dorës kanë filluar të bëhen të njohura rreth kohës së Luftës së Boerit.

Atëherë, ushtarët kishin arritur që orët e xhepit me ndihmë të një rripi të lëkurës t’i shndërronin në orë dore.

Ato përdoreshin nga zyrtarët e lartë për koordinimin e aktiviteteve ushtarake, ndërkaq ishin të çuditshme dhe me madhësi të madhe.

Ndër tjerash, ato gjithashtu ishin tejet delikate; orët e xhepit (nga të cilat ishin bërë orët e dorës) kanë rrota të mëdha të balancimin dhe thyhen lehtë nëse e përplasni orën në ndonjë objekt.

Kështu, ushtarakët i vinin ato orë në dorën të cilën nuk e kishin dominuese në mënyrë që të shmangnin dëmtimin e tyre.

Por, ndonëse ky “rregull” është i kamotshëm dhe njerëzit të cilët nuk i binden këtij rregulli përqeshen nga tjerët për “mungesë mode”, faktikisht ekspertët e protokollit dhe etikës tregojnë se  ky rregull nuk është më i vlefshëm.

Sipas tyre, orën gjithmonë duhet ta vini në dorën e cila ju përshtatet juve më së shumti dhe e cila ju bën të ndiheni rehat.

Kësisoj, nuk ka rëndësi a jeni mëngjarashë apo djathtakë, gjithmonë orën mbajeni në cilëndo dorë që ndiheni më rehat.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi