E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

HCC: Në burgun australian të sigurisë së lartë ka 400 të dënuar dhe asnjë qeli

Burgu më i ri i sigurisë së lartë në Australi nuk ka qeli dhe të dënuarit mund të bëjnë telefonata natën vonë ose mund të shohin televizorin personal me prekje.

Hunter Correctional Centre (HCC), në veri të Sidnejt mendohet se është e ardhmja e burgjeve, aty ku mund të rehabilitohen disa nga kriminelët më të këqij të mundshëm.

Edhe pse 400 të burgosurit e këtij institucioni kanë privilegje që nuk i kanë të tjerët në burgjet e zakonshme të sigurisë së lartë, ata punojnë dhe kanë programin mësimor të detyrueshëm, që i përgatit për jetën që i pret pas shlyerjes së dënimit.

Gjithashtu, janë nën vëzhgimin e rreptë të plot 600 kamerave që shohin çdo lëvizje. Në rast incidentesh, është gjithmonë gati një skuadër elitare që rri brenda burgut.

Në 6 muajt e parë të funksionimit të HCC-së nuk ka pasur raste incidentesh, kështu që skuadra elitare nuk është vënë në punë ende.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi