E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Grupi më i rrallë i gjakut njihet si “Gjaku i Artë”, vetëm 43 veta në botë e kanë

Përveç tetë llojeve të zakonshme të gjakut, ekzistojnë edhe disa lloje tjera të gjakut të cilat janë tejet të rralla.

Rreth 160 nga 342 antigjenët e grupeve të gjakut janë me përhapje të madhe, që do të thotë se shumica e njerëzve i kanë në qelizat e tyre të kuqe të gjakut.

Nëse keni mungesë të një antigjeni të cilin e kanë 99 për qind e njerëzve, atëherë gjaku juaj konsiderohet i rrallë.

Tipi më i rrallë i gjakut është gjaku “Rhnull”. Ky gjak karakterizohet nga një mungesë totale e antigjenëve në sistemin Rh, i cili është sistemi më i madh i grupit të gjakut. Ky përfshin antigjenin D (faktorin Rh), plus 50 antigjenë tjerë në grup.

Aq është i rrallë ky grup gjaku, sa vetëm 43 njerëz në botë raportohet të kenë një grup të tillë të gjakut, ndërsa janë vetëm nëntë dhurues aktivë gjaku.

Përveç se ky grup e bën një person të veçantë, fakt tjetër interesant është se gjaku Rhnull mund të konsiderohet ‘universal’ dhe aftësitë e veta jetë-shpëtuese janë enorme.
Doktorët e ndryshëm e kanë emëruar këtë grup gjaku me emrin “Gjaku i Artë”

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi