E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Gruaja amerikane realizon ëndrrën, diplomohet në moshën 84 vjeçare

Gruaja amerikane Janet Feyn, pati një ëndërr dhe atë e realizoi në moshën 84 vjeçare, duke u diplomuar në një nga universitetet e Teksasit në Dallas për Sociologji.

Ajo u regjistrua në universitet në vitin 2012 pasi doli në pension.

Feyn kishte ndërmend që të vijonte studimet e larta 6 dekada më parë, por martesa, rritja e 5 fëmijëve si dhe puna si sekretare në një spital ortopedik, ia kishte pamundësuar një gjë të tillë deri në moshën 77 vjeçare.

“Kur dola në pension nuk kisha me çfarë të merresha”, tha ajo. Feyn shtoi se i pëlqente të lexonte dhe shkruante libra, kur tashmë kishte njohuri të gjithanshme.

Fayn ka përdorur programin shtetëror në Teksas përmes të cilit studiojnë falas njerëzit që kanë kaluar moshën 65 vjeçare, shkruan Afp.

Profesori i Sociologjisë në Universitetin e Teksasit, Kerol Lenam, tha se prania e Janet në ligjërata, i bëri ato shumë më interesante.

“Ishte shumë interesante për mua dhe për studentët e tjerë, sepse ajo i jetoi dhe i kujtonte disa nga kohërat për të cilat bisedonim në klasë dhe gjithmonë kishte komente”, tha Lenam.

Sipas Qendrës Kombëtare të Statistikave, nga rreth 20 milionë studentë në Shtetet e Bashkuara, rreth 67,000 janë mbi 65 vjeç.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi