Sipas revistës turistike amerikane “Travel + Leisure” fshati i vogël piktoresk i vendosur në majë të një shkëmbi në një lartësi 340 metra mbi nivelin e detit, është një nga fshatrat më të bukur në botë.
Është Gordes në Francë dhe ky xhevahir i Provence tërheq vizitorë nga e gjithë bota çdo vit për bukurinë e tij të përjetshme, pasurinë kulturore dhe hijeshinë. Tani në pranverë, është veçanërisht magjik për shkak të të gjitha ngjyrave dhe aromave nga natyra që ia vlen të përjetohen.
Historia e Gordes daton që nga koha romake, por gjatë Mesjetës fshati mori konfigurimin aktual me rrugë të ngushta, kalime të harkuara, shtëpi prej guri të thatë dhe një kështjellë magjepsëse mesjetare me pamje nga lugina. Ajo ka lulëzuar prej shekujsh falë bujqësisë dhe është veçanërisht e famshme për prodhimin e qeramikës, traditë që vazhdon edhe sot.



