Një gjykatë në Holandë ka detyruar një gjyshe që të fshijë nga Facebook disa foto të nipërve të saj të mitur pasi i kishte postuar ato pa lejen e prindërve, raporton Daily Mail.
Fillimisht kanë qenë prindërit e fëmijëve që i kanë kërkuar asaj që t’i fshijë fotot, por pasi ajo nuk ka pranuar çështja ka përfunduar në gjykatë.
Prindërit ishin të shqetësuar për ekspozimin e fotot të fëmijëve, pasi druheshin se ato mund të përfundonin në duar të personave keqbërës ose në faqe interneti të papërshtatshme.



