E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Gjurmët e ADN-së do të zbulojnë edhe pamjen

Gjurmët e ADN-së në vendin e krimit do të vlerësohen në të ardhmen në mënyrë më gjithëpërfshirëse. Hetuesit duhet të mësojnë jo vetëm gjininë, por edhe moshën, lëkurën, flokët dhe ngjyrën e syve të të kërkuarit.

Në mënyrë që të kapë më shpejt edhe doras të panjohur , policia në të ardhmen do të jetë në gjendje të përdorë gjurmët e ADN-së për të përcaktuar ngjyrën e lëkurës, syve dhe flokëve, si dhe moshën. Rezultatet janë në thelb të përshtatshme për të çuar përpara hetimin, thuhet në një projektligj të Ministrisë së Drejtësisë, me të cilin modernizohen procedurat penale.

Deri tani lejohej të përcaktohej vetëm gjinia. Ose që përmes një krahasimi të ADN-së, për shembull, të pikave të gjakut, të verifikohej nëse i dyshuari ishte tashmë i regjistruar nga policia.

Ndërhyrje në të drejtat personale

Testet e planifikuara të zgjeruara tani të ADN-së vërtet përfaqësojnë një ndërhyrje në të drejtat personale, i tha ARD-së një zëdhënëse e Ministrisë së Drejtësisë të Gjermanisë. Sidoqoftë, ndërhyrja nuk i kalon kufijtë, sepse tiparet e jashtme regjistrohen dhe analizohen që tani, për shembull, në rastet e dëshmive të dëshmitarëve.

Edhe më tej nuk është e lejueshme që të përcaktohet përmes analizës së ADN-së origjina e një të dyshuari. Me këtë synohet të ndalohet diskriminimi i një grupi të caktuar njerëzish ose pakicash, tha zëdhënësja.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi