NatWest ka krijuar kartën e parë bankare biometrike në Angli, e cila do t’u lejojë njerëzve të verifikojnë pagesa mbi 30 paund, pa nevojën e vendosjes së PIN-it.
Ajo do të verifikojë pagesat me karta duke përdorur gjurmën e gishtave të pronarit dhe do të përdoret nga 200 klientë në Britani. Kartat bankare të përdorura në provë do të ruajnë informacionin që do të thotë që njerëzit mund të verifikojnë pagesat duke e vendosur gishtin e tyre mbi një kuti në kartë.
Ajo pastaj do të përdoret deri në fund, në çdo procedurë pa qënë nevoja për të vendosur pinin. Për më tepër, ndoshta duke qenë më e thjeshtë se aksesi me PIN, kjo teknologji mund të ndihmojë potencialisht njerëzit që kanë vështirësi në kujtimin e kodeve numerike dhe mund të jenë të dobishme për klientët e pambrojtur. Ky është zhvillimi më i madh në teknologjinë e kartave në vitet e fundit, dhe ne jemi të parët të cilët testojmë një teknologji të tillë, u shpreh kompania e cila ka krijuar kartat.



