Ajo foli shumë, duke bërë publik një detaj që duhet të kishte mbetur konfidencial. Kështu Ministrja e Brendshme japoneze, Seiko Noda, vendosi të marr përgjegjësi. Shuma reflekton pagat mujore dhe shpërblimin që ajo ka marrë në detyrën e saj si ligjvënës. Ajo njoftoi se të heq dorë nga paga e gjithë vitit, që përllogaritet rreth 12.400 euro. Ministrja zbuloi informacione të fshehta gjatë një interviste të dhënë për një të përditshme japoneze “Asahi Shimbun”. Noda pranoi muajin e kaluar që ajo zbuloi informacione që nuk duheshin bërë publike te gazetarët ndërsa intervista u dha në datën 31 maj. “Kam dëmtuar besimin në qeveri “, shpjegoi ministrja e cila është një anëtare kryesore e Partisë Liberal Demokratike, aq shumë sa mendohet se mund të jetë një sfiduese e mundshme e Kryeministrit Shinzo Abe në zgjedhjet për udhëheqjen e partisë. “Kërkoj falje për shkaktimin e problemeve Dëmtova kredibilitetin e administratës. Jam ministrja përgjegjëse për ligjin e zbulimit të informacionit. Është një vetë-dënim si politikane”- tha Noda në një konferencë shtypi. 57-vjeçarja u emërua në postin ministror në gusht të vitit 2017. /Intv News
Të fundit
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
Më shumë nga Enciklopedi




Rekorde dhe veçanti
Te kuajt e detit, mashkulli lind të vegjlit