E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Dubai do të ndërtojë xhaminë e parë 3D në botë

Vitet e fundit, ndërtimi 3D është përdorur për të ndërtuar gjithçka, nga shtëpitë tek bizneset dhe madje edhe ura. Dubai ka vendosur të ndërtojë xhaminë e parë në botë të ndërtuar në 3D.

Struktura do të strehojë 600 besimtarë dhe do të mbulojë 2,000 metra katrorë në dy kate, sipas Ali Mohammad Alhalyan Alsuwaidi, kreu i inxhinierisë në Departamentin e Çështjeve Islame dhe Aktiviteteve Bamirëse të Qeverisë së Dubait (IACAD). Ndërtimi është planifikuar të fillojë në fund të vitit dhe pritet të përfundojë në tremujorin e parë të 2025.

Ndërtimi i ndërtesave 3D kërkon makina të mëdha ndërtimi që janë të programuara me informacionin e projektimit. Shumica e strukturave të ndertuara 3D janë bërë nga betoni, por është e mundur të ndërtohen duke përdorur materiale të tjera, si argjila.

Dubai ka vendosur të bëhet kryeqyteti i parë i ndërtimit 3D në botë dhe në vitin 2018 ai lançoi një “Strategji të ndërtimit 3D” që planifikonte që 25% e ndërtimeve të reja të bëheshin në 3D deri në vitin 2030.

Deri në vitin 2019 Dubai mbante rekordin botëror për strukturën më të madhe të printuar 3D, ndërtesën e Bashkisë së Dubait që qëndron 9.5 metra e lartë me një sipërfaqe prej 640 metrash katrorë citon “CNN”. /CNN – Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi