E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Disa prej gabimeve trashanike të mendimtarëve më të mëdhenj të historisë

• Pasi udhëtoi për në Mars në vitin 1999, një robot hapësinor i NASA-s me vlerë 125 milionë Dollarë iu afrua shumë sipërfaqes së planetit të kuq dhe u shkatërrua.

Në fakt, ky nuk ishte fat i keq por një përllogaritje e gabuar e shkencëtarëve më të mirë të agjencisë hapësinore që harruan se programi i robotit operonte me njësitë imperiale (inç, milje) dhe jo metrike.

Por vetëm 6 vite më vonë, NASA përsëriti të njëjtin gabim me një tjetër robot që vlente 110 milionë Dollarë. Zgjuarsia dhe suksesi nuk përjashtojnë dështimin apo sabotimin e projektit tënd.

• Matematicienia Ada Lovlejs ishte llogaritare e shkëlqyer, por kjo s’e pengoi që të humbte 3200 Paund në një bast të vetëm kumari. Kjo shumë sot është e barasvlefshme me 270.000 Paund.

• Albert Ajnshtajn dilte gjithnjë në det me varkën e tij dhe çdo herë ia dilte ta kthente përmbys. Fizikanti shpëtohej gjithnjë dhe më e bukura është se nuk dinte as not.

Disa prej gabimeve janë trashanike, por edhe gazmore:

• Çarls Darvinit i pëlqente të hante speciet e reja që klasifikonte. Pas muajsh të tërë që kërkonte për një lloj zogu që nuk fluturonte, ai e gjeti por e ngatërroi me diçka tjetër.

Shkencëtari dhe miqtë e tij ishin duke shijuar vaktin kur Darvin kuptoi gabimin. Ai mblodhi menjëherë çfarë kishte mbetur nëpër pjata dhe i dërgoi në Londër. Ky do të ishte ekzemplari i parë në Angli ku zogu do të ‘rindërtohej’ nga gjella.

• Zigmund Frojd ishte admirues i kokainës, si për vete edhe për pacientët, por kjo e bëri aq paranojak sa në vitin 1904 gjatë një udhëtimi në Greqi ai mendonte se numrat 61 dhe 62 donin ta ‘kapnin’. Në hotel iu dha dhoma 31 dhe psikoanalisti u tmerrua sepse është gjysma e numrit 62.

Disa histori të tjera janë të çuditshme:

Napoleoni festoi firmosjen e një traktati me Rusinë duke organizuar një gjueti lepujsh. Por kur lepujt u lëshuan në fushë, doli që ishin të butë dhe jo të egër ndaj ata rendën drejt liderit francez që u largua me tërbim.

Përveç kësaj, ka edhe raste kur mëson se s’mund të dorëzohesh.

• Përpara se të bëhej i pasur duke krijuar Sherlok Holmsin, Artur Konan Dojl u përpoq ta shiste veten si mjek. Pas javësh të tëra që nuk i vinte asnjë pacient, kur dikush hyri në zyrën e tij, ai nisi me entuziazëm të kontrollonte kollën e personit. Në atë moment vizitori rezultoi të ishte taksambledhësi që kishte ardhur për faturën e papaguar të gazit.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi