E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Disa gjëra që mund të mos i dini për NATO-n

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, e njohur më mirë si NATO, u krijua menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore .

Çfarë është NATO? – Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) u formua më 4 prill 1949 në Uashington. Ajo u krijua si një kundërpeshë ndaj ushtrive sovjetike të vendosura në Evropën Qendrore dhe Lindore pas Luftës së Dytë Botërore.

Vendet origjinale anëtare të NATO-s –Traktati i Atlantikut të Veriut u nënshkrua për herë të parë nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Islanda, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia dhe Portugalia. NATO aktualisht ka 31 shtete anëtare, me shtimin e Finlandës në vitin 2023.

Pakti i Varshavës -Pas anëtarësimit të Gjermanisë Perëndimore në vitin 1955, sovjetikët iu përgjigjën NATO-s duke nënshkruar Paktin e Varshavës. Kjo ishte një aleancë midis Bashkimit Sovjetik dhe vendeve komuniste në Evropën Lindore.

Misioni –“Qëllimi i NATO-s është të garantojë lirinë dhe sigurinë e anëtarëve të saj përmes mjeteve politike dhe ushtarake.”

Struktura ushtarake – Vetë NATO nuk ka forcat e veta të armatosura. Në vend të kësaj, forca e saj ushtarake përbëhet nga ato të vendeve anëtare.

Shpenzimet ushtarake – Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve të Paqes në Stokholm, në vitin 2017 shpenzimet totale ushtarake të 29 vendeve anëtare të NATO-s përbënin “52% të shpenzimeve ushtarake botërore”.

Bashkimi Sovjetik u përpoq të anëtarësohej në NATO – Në vitin 1954, një vit pas vdekjes së Stalinit, sovjetikët kërkuan të anëtarësoheshin në NATO. Ata ishin të përgatitur “të shqyrtonin së bashku me qeveritë e interesuara çështjen e pjesëmarrjes së Bashkimit Sovjetik në Traktatin e Atlantikut të Veriut”. Në vitin 1990, Presidenti Mikhail Gorbachev propozoi, për herë të fundit, që Bashkimi Sovjetik të anëtarësohej në NATO. Propozimi i tij u hodh poshtë.

Operacioni Forca Aleate – Më 24 mars 1999, forcat e NATO-s filluan një fushatë bombardimi në Jugosllavi që zgjati 78 ditë. Kjo ishte gjatë Luftës së Kosovës dhe bëri që forcat jugosllave të tërhiqeshin nga Kosova. Megjithatë, bombardimi nuk u miratua nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar për Kosovën e arsyetoi më vonë ndërhyrjen e NATO-s si “të paligjshme, por legjitime”.

Neni 5 – Neni 5 i NATO-s shpreh qëndrimin e saj në lidhje me mbrojtjen kolektive të anëtarëve të saj. Ai thotë: “Një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej vendeve anëtare të NATO-s në Evropë ose Amerikën e Veriut do të konsiderohet si një sulm kundër të gjithëve” dhe NATO do të “ndihmojë Palën ose Palët e sulmuara në këtë mënyrë duke marrë menjëherë, individualisht dhe në bashkëpunim me palët e tjera, veprime të tilla që e sheh të nevojshme”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi