E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Dikur Viti i Ri festohej në muajin Mars, cila është historia se si 1 janari u vendos dita e parë e vitit?

Sapo ka hyrë Viti i Ri  2019 dhe të gjithë jemi të përgatitur për të nisur me ide të reja, madje gjithçka është organizuar ashtu siç duhet që viti tjetër të nisë me sa shumë hare dhe me tavolinat plot.

Por e keni menduar ndonjëherë, si numëron e gjithë bota në mesnatë dhe pse njerëzit e festojnë Vitin e Ri pikërisht më datë 1 Janar?! Me siguri që po, por kjo është një histori mjaft e gjatë dhe daton në Mesopotaminë e lashtë. Në atë kohë Viti i Ri ishte festë 12 ditore dhe festohej rreth pranverës, ndërsa grekët e festonin këtë festë gjatë dimrit .

Gjatë epokës romake, marsi shënoi fillimin e vitit kalendarik. Por më pas, Jul Cezari kishte krijuar kalendarin Julian, në nder të Zotit të romakëve, Janusit. Jul Çezari mendoi se do të ishte i përshtatshëm që Janari, muaji emëruar sipas Janusit, të ishte dera drejt një viti të ri, dhe e bëri 1 janarin ditën e parë të vitit.

Pasi Roma ra dhe Krishërimi u përhap në Europë, festimi i Vitit të Ri shihej si një rit pagan, kështu që dita e parë e vitit u shpërngul në një datë më të përshatshme për Krishtërimin. Kishte edhe shtete që vitin e ri e nisnin në muajin Mars.

Kaosi i kalendarëve vijoi edhe për shumë kohë derisa Papa Gregori VIII vendosi që t’i jepte fund këtij kaosi. Ai krijoi një kalendar të ri i cili përdorte një ditë ekstra në fund të shkurtit çdo katër vjet për të qëndruar i rregullt. Gjithashtu vendosi përfundimisht 1 janarin si ditën e parë të vitit.

Kështu që edhe në ditët e sotme data 1 Janar shënon Vitin e Ri për pjesën më të madhe të botës duke mos i llogaritur Afganistanin, Etiopinë, Iranin, Nepalin dhe Arabinë Saudite, të cilat mbështeten në konventat e tyre kalendarike.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi