Karta microSD me kapacitet prej 1 terrabajt memorie zyrtarisht është në shitje për 449 dollarë dhe është më e madhja në botë që ka dalë në shitje.
Kjo kartë mund të blihet nga dyqani online i SanDisk apo edhe Amazon në Spanjë, Gjermani ose Britani të Madhe.
Linja a kartave SD reklamon shpejtësi leximi prej 160MB/s dhe shkrimi prej 90MB/s. Megjithatë nëse jeni prej atyre që realizoni video 4K, më mirë do të ishte të shkoni për SanDisk Ultra ku transferimi i të dhënave duhet të jetë më i shpejtë.



