Gjerdani përrallor me diamante dhe perla i Princeshë Dianës ka dalë në ankand. Princesha u shfaq me të në vitin 1997 në një shfaqje gala të Baletit Kombëtar Britanik të Liqenit të Mjellmave, ku askush nuk e dinte në atë kohë se do të ishte një prej daljeve të saj të fundit publike, sipas medias së huaj “Veranda”.
Diana dukej magjepsëse me një fustan të shkurtër të nga stilisti Jacques Azagury ku gjithë vëmendjen e mori gjerdani me perla të Detit të Jugut të bërë me porosi nga Garrard.
Argjendaria e kurorës krijoi gjerdanin bashkë me një grup vëthësh të ngjashëm, të cilët nuk ishin të përfunduar në atë kohë, bazuar në dizenjimet e vetë Princeshës Diana.



