Pas ndalimit të dhënë në territorin e Siçilisë për sezonin e plazhit 2020, në Emilia Romagna po përpiqen të shpëtojnë sezonin turistik.
Duke parashikuar një rënie të qarkullimit të të paktën 60%, ekzistojnë disa ndërhyrje të domosdoshme për t’i bërë zonat të arritshme këtë vit, nga hyrja me rradhë në plazh, deri tek instalimi i instalimi I sanitarizuesve në banjë.
Por gjëja më e rëndësishme është të garantoni distancën midis klientëve, dhe rrjedhimisht midis cadrave. Ndërmarrja me bazë në Rimini Nuova Neon 2, e specializuar për çati, stenda dhe dritare, ka parashtruar propozimin e saj për të vizituar në mënyrë të sigurtë Riviera Romagnola, duke instaluar dhoma transparente në plazh, 4,5 m për një anë, të bëra me mure Plexiglas dhe profile alumini.



