E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Cili është udhëtimi më i shkurtër në botë?

Fluturimi nga Vestreje të Papa Vestreja në Skoci midis ishujve Orkney, është fluturimi më i shkurtër që zgjat pak më shumë se një minutë, dhe në disa rrethana dhe 53 sekonda.

Ai shpesh përdoret mësuesit, policët, bankierët dhe studentët, dhe turistët nëse është e nevojshme, citon CNN që botoi një listë të fluturimeve më të shkurtra.

Në maj, nis një fluturim po ashtu nga më të shkurtërit e linjave ajrore të botës, nga Aruba në Karaibe deri në Punta Fiho në Venezuelë. Fluturimi zgjat 15 minuta, thotë CNN. Ndërsa një fluturim prej 10 minutësh është ai nga St Martin në Anguilla, i cili organizohet nga Anguilla Air Service.

Më pas vjen fluturimi më i shkurtër ndërkombëtar komercial: 5 minuta nga St Martin në St. Barts.

Rruga mes dy fshatrave indonezianë Kegate dhe Apovoa është vetëm dy kilometra e gjatë, por linja ajrore në mes tyre është e nevojshme për shkak një lugine thellë pyjore.

Kjo është një pjesë shumë e izoluar e Indonezisë që rrethon malet. Pasagjerët flutyrojnë me një Pilatus PC-6 Turbo Porter me 10 vende.

Rruga më e shkurtër midis dy qyteteve kryesore është nga Kinshasa (Republika Demokratike e Kongos) në Brazzaville (Republika e Kongos). Distanca është 26 kilometra.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi