E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Cili është ai vend që jep 10 mijë euro për lindjen e çdo fëmije?

Lestijarvi është një komunë e vogël rurale në Finlandë e cila si shumë zona të tjera po përballet me zvogëlimin e popullsisë.

Ajo është 574 km katror dhe ka marrë emrin nga liqeni. Komuna muajin e kaluar numëronte 725 banorë dhe është komuna e dytë më e vogël në Finlandë.

“Gjithmonë i kemi kushtuar vëmendje lindjeve dhe kur mësuam se kishte vetëm një lindje vitin e kaluar u shqetësuam. Me pakësimin e fëmijëve nuk do të kemi më shkolla, kopshte” thotë kryetari i bashkisë, Esko Ahonen.

Rreth 60 familje morën 10 mijë euro për 10 vite. Duket shumë bujare por janë masa të domosdoshme.

“Nëse familja zhvendoset, apo fëmijët largohen qoftë dhe përkohësisht, pagesa ndërpritet edhe nëse kthehen paratë nuk merren më. Kjo ka nxitur familjet që të qëndrojnë në Lestijarvi dhe të jetojnë këtu” thotë kryebashkiaku Esko Ahonen, për BBC.

Gjashtë vite më vonë kjo masë ka dhënë frytet e veta. Tani në parashkollorë janë 12 fëmijë, dhe është klasa më me shumë fëmijë. Të kësaj klase janë fëmijët që kanë lindur në vitin kur nisi aplikimi i pagesës për çdo fëmijë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi