Në botë ekzistojnë rreth 7.000 gjuhë dhe nuk është për t’u habitur se disa nga fjalët e tyre nuk mund të përkthehen, me gjithë globalizmin dhe faktin se gjithnjë e më shumë njerëz mësojnë gjuhët e huaja. Librin “Më shumë se fjalë – fjalët e papërkthyeshme të dashurisë nga e gjithë bota” (More Than Just A Word – Untranslatable Words Of Love From Around The World), autorja Ema Blosk ka hulumtuar disa nga këto fjalë , shumica e të cilave lidhen me dashurinë. “Indipendenti” ka zgjedhur disa nga shembujt më interesant.
Cafuné (portugalisht) Miklimi me gishta nëpër flokët e të dashurit.
Litost (çekisht) Shkrimtari i njohur çek, Milan Kundera, e ka përkufizuar si “dëshpërim që i ndodh njeriut kur ai përnjëherë e sheh në çfarë gjendje të mjerë ndodhet”.



