E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Çfarë fshihet në dizajnin e biskotave më të shitura, Oreo? (Foto)

Tre miliardë konsumatorë në vit blejnë paketime të Oreo’s, duke e bërë atë ëmbëlsirën më të shitur të shekullit 20. Por, askush nga këta miliarda persona, nuk e kuptuan dizajnin e kësaj biskote, i cili përmban simbole të Kalorësve të Tempullit. Megjithatë, jeta është e mbushur me surpriza, shkruan Spoon University, transmeton Gazeta Express.

Në biskotën e zezë, shihet simboli i Kryqit Pattee ose ndryshe quhet edhe Kryqi Lorraine. Ky kryq u përdor nga Kalorësit e Tempullit gjatë kohës së kryqëzatave në shekullin e 11. Këta kalorës, bashkë me shumë pelegrinë të krishterë, shkuan në Jeruzalem, kryeqytetin e Izraelit, për të rimarrë territorin nga turqit. Kalorësit i masakruan të gjithë pa mëshirë. Historia e Kryqit të kalorësve të Tempullit, është e errët ashtu siç janë edhe Oreo’t.

Modeli gjeometrik me katër trekëndësha është sërish një simbol që lidhet me historinë e Kryqëzatës së Parë. Kalorësit e Tempullit në veshjet e tyre mbanin këtë simbol në rrobat e tyre të bardha, vetëm që të dallohen nga ushtarët e feve të tjera.

Ndërsa, origjina e emrit ende mbetet një mister. Disa besojnë se emri i kësaj biskote erdhi nga fjala franceze doré – që do të thotë ar.  Sidoqoftë, emri Oreo besohet se u mor nga një prodhim i biskotave që dikur ekzistonin, e ato gjithashtu quheshin Oreo Biscuit. /GazetaExpress

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi