E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Celularët nuk përdoren më për “ALO”, shumica i duan që të aksesojnë internetin

E keni vënë re që gjithmonë e më shumë komunikimi mes palëve po kalon nga rrjetet sociale dhe aplikacionet popullore si Whatsapp, Viber, Skype, Messenger, Instagram apo me dhjetëra të ngjashëm. Është e pamundur që dikush që zotëron një celular mos ketë të instaluar të paktën një prej tyre. E janë pikërisht këto aplikacione që po zbehin komunikimin tradicional që mundësohet në telefonat celularë. Konstatimi mbështetet edhe tek shifrat zyrtare që tregojnë se në tremujorin e tretë të 2019-ës rritje ka pësuar vetëm internet.

“Konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T3 2019 ishte: 184 minuta dalëse, 31 SMS dhe 3.4 GB Internet. Krahasuar me T2 2019, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rënie me 2.6%, konsumi mesatar i SMS-ve pati një rënie me 7.2% dhe konsumi mesatar i internetit u rrit me me 13.6%” nënvizon Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Vetëm sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celuare gjatë T3 2019 ishte rreth 20.2 Milion GByte. Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur 3.4 GB Internet në muaj në T3 2019, që përbën një rritje me 13.6% në krahasim me T2 2019 dhe një rritje me 23.2% krahasuar me T3 2018.

“Numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM në fund të T3 2019 ishte rreth 3,507,658 që përbën një rritje me 0.2% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe një rënie me 24.3% në krahasim me T3 2018.  Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë T3 2019 arriti në rreth 2.5 milionë që përbën një rritje me rreth 5.1% me T2 2019 dhe rënie me 5.4% në krahasim me T3 2018” thuhet në raport.

I njëjti nënvizon se numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në Internet nga rrjetet celulare në T3 2019 ishte rreth 1.9 milionë që përbën një rritje me 13.8% me tremujorin e mëparshëm, dhe një rënie me 0.2% në krahasim me tremujorin e tretë 2018. Totali thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në T3 2019 ishte rreth 1.4 miliardë minuta, me një rritje prej 2.3% në krahasim me tremujorin paraardhës dhe me një rënie prej 8% me T3 2018.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi