E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Biblioteka e Umberto Ecos ka 30 000 libra

A e keni ditur se biblioteka e shkrimtarit të famshëm italian, Umberto Eco, ka një koleksion prej 30 000 librash?

Ajo përbëhet nga botime të çdo lloj fushe, por më së shumti nga fusha artistike dhe ajo e eseistikës, filozofisë, estetikës etj. Porse, kohët e fundit, duket se fondi i çmuar i bibliotekës së tij private, do të ketë dhe akses publik, pse jo dhe vlera antikuare dhe turistike. Sepse ajo tashmë do të transferohet e gjitha në universitetin e Bolonjës, ndër më të vjetrit në botë(viti 1088).

Umberto Eco, shkrimtari, filozofi, esteti, semiologu dhe ndër personalitetet më me ndikim në Italinë e gjysmës së dytë të shek.XX e më gjerë, ka qenë president i këtij universiteti, deri kur u nda kjo jetë, në shkurt të vitit 2016. Ndaj ky lajm, s’përbën surprizë.

Ndërkohë, surpriza e vërtetë do të jenë vëllimet dhe librat që kanë kaluar në duart e njërës prej mendjeve më të ndritura të qytetërimit perëndimor përgjatë disa dekadave. Krahas romaneve “Emri i trëndafilit”, “Lavjerrësi i Fukosë” apo “Varreza e Pragës”, ai është dhe autor i librit eseistik “Historia e bukurisë”, një “sagë” brilante e njërës prej kategorive më të rëndësishme estetike.

Kjo vepër është pjesë e një trilogjie, pasuar nga “Historia e së Shëmtuarës” dhe “Infiniti i listave”.

Projekti i transferimit të bibliotekës së Ecos ndodhet në fazën e zbatimit dhe me shumë gjasa, së shpejti pavioni i saj që konsiderohej si një labirinth, do jetë i aksesueshëm në universitetin e Bolonjës.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi