E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Bebja vërtet mund të njohë personat e mirë dhe të këqij, nuk qan pa arsye…

Bebet dinë të njohin fytyrat, por mbase munden edhe më shumë se kjo! Një hulumtim i paradokohshëm sugjeron që bebet mund të bëjnë dallimin ndërmjet personave të mirë dhe të këqij.

Një eksperiment i bërë në universitetin Yale ka treguar që bebet më shumë i duan personat të cilët janë të sjellshëm, ndërkaq konkludimet e tyre për njerëzit i marrin në bazë të mikrosinjaleve.

Në eksperimentin tjetër bebeve u janë treguar dy kukulla – e mira, të cilën ka ndihmuar që të hapej kutia, dhe e keqja, të cilën e ka shqelmuar.

Më shumë se 80 për qind e bebeve kanë zgjedhur kukullën e mirë, gjë që tregon që bebet vërtet dinë të gjykojnë se kush është i mirë e kush i keq.

“Njerëzit vijnë në këtë botë me moralitetin e lindur”, ka treguar Paul Bloom, autor i librit” Vetëm bebet: prejardhja e së mirës dhe e së keqes”.

Duke u rritur fëmijët, janë gjithnjë e më të mirë në bazë të linjave dhe mimikave të karakterit.

Trevjeçarët janë në gjendje të vlerësojnë besnikërinë e dikujt vetëm në bazë të fytyrës së personit të panjohur.

Herën tjetër kur bebja juaj tregon padurueshmëri ndaj personit të ri, mos e kuptoni këtë vetëm si tekë.

Provoni së paku të merrni në shqyrtim gjykimin e bebes kur vlerësoni miqtë tuaj.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi