E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Bakteret mund të mbijetojnë në Mars

Bakteret mund të jetojnë në ujë të kripur në sipërfaqen e planetit të kuq, duke u tharë gjatë ditës, por duke u ringjallur kur kripërat të tërheqin lagështi gjatë natës.

Hulumtuesit nga Shtetet e Bashkuara treguan për herë të parë se dy lloje të baktereve tolerante ndaj kripës nga Toka mund të mbijetojnë duke u tharë dhe ri-hidratuar vetëm nga lagështia.

Gjetjet kanë implikime jo vetëm për potencialin e gjetjes së jetës në fqinjën tonë planetarë, por edhe për rreziqet e ndotjes së Marsit me bakteret tokësore. Hulumtuesit rritën dy lloje bakterie në ujë me kripë të përbërë nga gjysma e ujit dhe gjysma e magnezit sulfat.

Speciet baktere tolerante ndaj kripës, Halomonas dhe Marinococcus, janë marrë nga Hot Lake, në shtetin e Uashingtonit dhe nga Great Salt Plains në Oklahoma. Ekipi i thau disa pika të vogla të kulturës së rritur bakteriale duke i vendosur ato për dy orë në një enë vakumi pa ajër me kimikate thithëse të ujit.

Brenda një dite, kripërat në kulturën e thatë bakteriale kishin absorbuar ujë të mjaftueshëm nga lagështia në kavanoz për të bërë një material të lëngshëm. Megjithëse disa prej baktereve u shuan gjatë procesit të tharjes dhe riaftësimit, më shumë se 50 për qind zakonisht mbijetuan dhe u rritën për të arritur densitetin e lartë të kulturës.

Një proces i ngjashëm mund të ndodhë çdo ditë në sipërfaqen e Marsit, pavarësisht thatësirës së dukshme të planetit, lagështia arrin deri në 80-100 për qind gjatë natës, ndërsa temperatura rritet gjatë ditës.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi