E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Avuj ujërash – U zbulua planeti me jetë?

Një trup qiellor i përcaktuar si “K2-18b” shihet si një kandidat shumë premtues në kërkimin e gjurmëve të jetës jashtë Tokës. Kështu beson një grup astronomësh, po pse?

Në kërkimet e gjata për gjurmë jete jashtë planetit Tokë, astronomët ndoshta kanë hedhur një hap të rëndësishëm përpara. Për herë të parë ata zbuluan avuj uji në atmosferën e një planeti të largët. Të dhënat janë botuar në revistën shkencore “Astronomia e natyrës”. Bëhet fjalë për një ekzo-planet 110 vite dritë larg, K2-18b. Zbulimi i tij është bërë me ndihmën e teleskopit Hubble ka bërë të ditur grupi ndërkombëtar i studuesve.

“Të gjesh ujë në një zonë me probabilitet banimi, e ku nuk bëhet fjalë për Tokën, kjo është diçka e jashtëzakonshme”, tha një bashkëautor i studimit, Angelos Tsiaras nga University College në Londër. “Kjo na çon më pranë tek përgjigja e një nga pyetjeve më bazike: A është Toka unike?”

Image

Foto galeri

Teleskopi kozmik, Hubble

“Ne nuk mund të përjashtojmë, që në sipërfaqen e këtij ekzoplaneti gjendet ujë i rrjedhshëm, por mendoj, se kjo është vërtet e mundur”, shpjegon kolegja e Tsiaras, Giovanna Tinetti. Tek ky trup qiellor duhet të ketë një temperaturë që është e afërt me atë të Tokës.

K2-18b me gjasë përbëhet nga silikatet, që në masë të madhe përbëjnë edhe koren e Tokës, si edhe nga akulli. Ky planet që vjen rrotull diellit K2-18, ka qenë zbuluar ndërkohë, që në vitin 2015 nga teleskopi i Qendrës Kozmike të SHBA, Kepler. Dielli K2-18 është një yll i vogël i kuq në konstelacionin e Luanit./DW

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi