Zbulohet misteri i krijimit të “quasar”, që janë objekte në kozmos që kanë një shkëlqim sa një trilion yje në një hapësirë shumë të ngushtë.
60 vite pas zbulimit të tyre në hapësirë, tani është kuptuar se origjina e tyre mbërrin nga përplasja mes dy galaktikave që janë afër njëra-tjetrës dhe që kanë secila vrima të zeza supermasive.
Një përplasje e tillë çliron sasi të jashtëzakonshme energjie, duke i dhënë jetë “quasar”-it, që pikërisht si pasojë e shkëlqimit dhe ndriçimit që kanë, mund të vrojtohen pavarësisht distancave shumë të largëta.



