E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Arsyet shkencore që na tregojnë përfitimet nga deti

Deti ka qenë gjithmonë një burim frymëzimi dhe relaksi për shumë njerëz, por përveç kënaqësisë që ofron, shkenca tregon se deti mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin e njeriut.

Nga ngjyra e ujit deri tek përfitimet e zhurmës së valëve që përplasen në shkëmbinj, ja se si deti mund të bëhet një aleat i vërtetë i shëndetit:

Ngjyra blu- Një anketë e kryer në 2007-2008 në një kampion prej 600 individësh ekzaminoi efektin e ngjyrave blu dhe të kuqe. Nga ky studim doli se ngjyra e oqeanit dhe e qiellit, e lidhur me mjedise të hapura dhe panorama të gjera, gjeneron qetësi.

Bioklima e tij e veçantë- Një studim ka zbuluar se një klimë detare, e karakterizuar nga ajri i fortë dhe rrezatimi ultravjollcë i pandërprerë, ka veti të dobishme për traktin respirator. Megjithatë, këshillohet të shmangni këtë klimë nëse vuani nga dhimbje koke dhe nga tensioni i muskujve. Në të njëjtën kohë, rajonet bregdetare përfshijnë një bioklimë relaksuese, qetësuese dhe me veti rigjeneruese që ndihmojnë në shërimin nga sëmundje të ndryshme, si sulmet në zemër, alergjitë sezonale, madje edhe neurozat depresive.

Valët- Tingulli i valëve që përplasen në shkëmbinj stimulon ndjesitë e mira, duke përfshirë serotoninën dhe dopaminën, dhe ndihmon në relaksimin e trurit.

Rilidhuni me tokën- Ecja zbathur përmirëson qarkullimin e gjakut, ndërton muskuj dhe forcon nyjet, krijon një lidhje të ndërgjegjshme me natyrën që mund të lehtësojë stresin.

Drita e diellit- Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit rrit furnizimin me vitaminë D në trup. Shumica e rasteve të mungesës së vitaminës D janë për shkak të mungesës së ekspozimit në diell në natyrë. /RTSH

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi