E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Arma inteligjente që mund të përdoret vetëm nga pronari i saj

Pronësia e armëve ka qenë dhe vazhdon të jetë një temë debati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga grupe të ndryshme. Një pjesë mendon se kjo ka të bëjë me lirinë personale, e një pjesë tjetër besojnë se numri i rasteve tragjike mund të bie nëse reduktohet përdorimi i tyre, raporton “Reuters”.

Biofire Tech me bazë në Kolorado ka krijuar zhvillimin më të fundit në armët e personalizuara që mund të dallohen vetëm nga përdoruesit e verifikuar. Kjo armë inteligjente është mundësuar nga teknologjia e njohjes së fytyrës, opsioni i njëjtë si për telefona.

Arma mund të përdoret vetëm nga pronari i saj, deri në pesë persona, duke i përfshirë anëtarë të familjes, të cilët mund të regjistrohen për të përdorur biometriken. Secili prej këtyre modeleve lejon personalizim, siç është zgjedhja e ngjyrës apo konfigurimi i armës për përdoruesit e dorës së majtë.

Çmimi i modelit bazë është 1500 dollarë dhe janë dy versione më të shtrenjta dhe kushtojnë 1900 apo edhe 2500 dollarë. Një armë e tillë është shfaqur në tregun amerikan javën që po lamë pas dhe siç thuhet nga kompania, një model është i shitur dhe dërgesat do të fillojnë në fund të këtij viti. /Reuters

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi