Arkeologët në Spanjë zbuluan pesë buste me përmasa reale të figurave njerëzore që përshkruanin qytetërimin e humbur Tartessos, një popull që formoi një qytetërim të lashtë që u zhduk më shumë se 2500 vjet më parë.
Fytyrat e gdhendura prej guri, të cilat arkeologët i datojnë në shekullin e pestë para Krishtit, u gjetën të fshehura brenda një grope të mbyllur në një tempull prej qerpiçi në Casas del Turuñuelo, një vend i lashtë Tartesian në Spanjën jugore.
Nga relievet figurative, dy janë pothuajse të plota dhe me gjasë portretizojnë hyjnitë femërore të veshura me vathë, gjë që mund të jetë një shenjë e shkathtësive të arrira të njerëzve të epokës së bronzit.



