E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Apple prezanton pajisjen që monitoron gjumin

Apple ka nxjerrë në shitje pajisjen e saj të parë të monitorimit të gjumit, pasi bleu aplikacionin dhe kompaninë prodhuese të sensorit Beddit pak kohë më parë.

Sensori i ri i Beddit me një kosto prej 149 dollarë, i cili tashmë ka dalë në shitje, përdor një shirit 2mm të gjatë të vendosur nën dyshek për të gjurmuar gjumin. Sensori analizon dhe gjurmon modelet e gjumit të përdoruesit dhe mund t’iu tregojë njerëzve kohën më të mirë për ta për të fjetur si dhe atë më të përshtatshme për tu zgjuar.

E gjitha funksionon në një analizë të të dhënave të mbledhura nga përdoruesi gjatë kohës që ai fle. ‘Beddit Sleep Monitor ose monitori i gjumit Beddit nga Apple, automatikisht gjurmon gjumin tuaj dhe punon me një aplikacion të quajtur Beddit në iPhonin tuaj për të ndihmuar në matjen, menaxhimin dhe përmirësimin e gjumit tuaj’, thotë Apple në faqen e saj zyrtare teksa flet për sensorin.”Me ndjekjen automatike dhe të saktë, ju merrni një pamje të plotë të natës tuaj duke matur kohën e gjumit, rrahjet e zemrës, frymëmarrja, gërhitja si dhe gjithashtu temperatura dhe lagështia e dhomës së gjumit.

“Dhe kur vendosni objektivat e orës së gjumit dhe kohës së fjetjes, Beddit ju motivon t’i arrini ato me njoftime të tipit si rezultatet e mëngjesit, kujtimet e gjumit dhe raportet javore”. Industria e gjumit vlerësohet të jetë me vlerë më shumë se 32 miliardë dollarë, dhe shumë pajisje që vishen tani u ofrojnë përdoruesve mënyra për të gjurmuar gjumin e tyre. Beddit bëri debutimin e tij në 2014 me një pajisje të re që mund të kthejë çdo dyshek në një shtrat të zgjuar të aftë për të analizuar gjumin tuaj. Gjurmuesi i gjumit rrit shërbimin e Apple Health.

Për momentin, Apple Watch përdoret kryesisht për të gjetur kaloritë e djegura të përdoruesit, hapat, frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, por nuk ofronte asnjë modalitet për monitorimin e gjumit. Megjithatë, Apple më në fund dje filloi një funksion të dobishëm shëndetësor duke i lejuar përdoruesve të smartwatch-it të saj të marrin një elektrokardiogram (ECG) vetëm duke mbajtur gishtin mbi pajisje.

Apple njoftoi karakteristikat e matjes së rrahjeve të zemrës në shtator, por nuk i bëri ato të disponueshme deri më sot. Ora mund të kontrollojë me ndërprerje ritmin e zemrës dhe të dërgojë një njoftim nëse zbulon ritmin e parregullt të saj. Karakteristikat e reja janë miratuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dhe janë vetëm për konsumatorët e SHBA.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi