E ardhmja se si duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj është përmes Inteligjencës Artificiale me një trajner algoritmik që bën sugjerime të personalizuara se kur duhet të ushtroheni dhe të flini, çfarë ushqimesh të hani – madje edhe si të përmirësoni disponimin tuaj.
Për këtë duket se po mendon ekipi i zhvillimit të Apple.
Bloomberg raportoi fillimisht për planin e gjigantit të teknologjisë për të krijuar një shërbim trajnues shëndetësor me AI, aktualisht në zhvillim, i quajtur “Quartz”. Programi do të përdorte të dhëna nga përdoruesit e Apple Watch për të monitoruar rutinat e gjumit, të ushtrimeve, dietën dhe emocionet, më pas do të sugjeronte ndryshime për shëndetin të personalizuara bazuar në analizën e Inteligjencës Artificiale.



