E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Apple, marka më e vlefshme në botë për 2018-ën

Në vitin 2018, marka më e vlefshme në botë është Apple, vlera e së cilës kap shifrën 214.4 miliardë dollarë, ose 16 për qind më shumë se një vit më parë, sipas listës tradicionale të rangut të botuar çdo vit nga Interbrand.

Në vendin e dytë është Google, vlera e të cilit është rritur me 10% dhe tani arrin në 155.5 miliardë dollarë, dhe e treta është Amazon, e cila është 100.7 miliardë dollarë, që është 56% më shumë se vitin e kaluar.

Pason Microsoft me 92.7 miliardë, një rritje prej 16 për qind, Coca-Cola është e pesta, ndonëse vlera e saj është ulur me pesë për qind në 66.3 miliardë, në vendin e gjashtë, Samsung me 59.8 miliardë dollarë.

Toyota ka 53.4 miliardë dollarë vlerë, gjashtë për qind më shumë se vitin e kaluar dhe është në pozitën e shtatë, Mercedes është i teti me 48.6 miliardë dhe në mesin e dhjetë të lartë janë Facebook me 45.1 miliardë, dy për qind më pak se në 2017 , dhe McDonald’s me 43.4 miliardë.

Nga 10 deri më 20 renditen Intel (43.3 miliardë dollarë), IBM (42.9), BMW (41), Disney (39.8), Cisco (34.5), GE Technologies (32.7), Nike 30.1), Louis Vuitton (28.1), Oracles (26.1) dhe Honda (23.6).

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi