E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

A e shijojnë macet përkëdheljen tuaj?

Shumica e maceve kënaqen kur përkëdhelen nga pronarët e tyre.Edhe pse nga natyra macet mund të jenë shumë të tërhequra dhe tekanjoze, ato vërtet dinë të shijojnë përkëdheljen e mirë.

Nëse keni vënë re që e adhuruara juaj mbyll sytë kur e përkëdhelni, mos mendoni se ajo do të flejë, sepse gjumi nuk është qëllimi i saj.

Ajo mbyll sytë për t’ju bërë me dije që e vlerëson gjestin tuaj dhe e shijon pa masë përkëdheljen.

Macja juaj gjithashtu do t’i mbyllë sytë për t’ju treguar që ka besim te ju. Kjo do të thotë se ajo është e vetëdijshme se ju nuk jeni një kërcënim për të, domethënë se jeni dikush ndaj të cilit ndjen siguri.

Kur macja i beson njeriut, ajo do t’i mbyllë sytë kur përkëdhelet si shenjë e besimit përfundimtar. Përveçse është mirënjohëse për vëmendjen tuaj, ajo kënaqet dhe ju tregon se ju beson, duke mbyllur sytë sepse ndihet shumë e relaksuar.

Pse macet harkojnë kurrizin kur i përkëdhelin?

Ashtu si macet mbyllin sytë kur i përkëdhelin, ato harkojnë kurrizin për të njëjtën arsye. Ato ju tregojnë se u pëlqen vëmendja juaj.

Kur një mace po kënaqet, frymëmarrja e saj zakonisht është e ngadaltë dhe e barabartë, dhe veshët dhe mustaqet e saj janë në një pozicion neutral.

Gjithashtu, ndërsa ju e përkëdhelni shpinën e maces tuaj dhe ajo e harkon bishtin, e përdor situatën për të shtrirë dhe për të lehtësuar tensionin e muskujve. Me atë rast, një sasi e madhe e endorfinës lirohet në trurin e saj. /Telegrafi-Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi