E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

A e dini përse pullat e këmishës janë në anë të kundërta te gratë dhe burrat?

A e keni vënë re ndonjëherë se këmishat e meshkujve i kanë pullat e tyre në anën e djathtë, ndërsa tek rrobat e grave janë në anën e majtë?

A është kjo rezultat i tekave të dizajnuesve apo vetëm një tjetër mënyrë për të theksuar dallimin në mes meshkujve e grave?

Ka në fakt një histori mjaft interesante që e shpjegon këtë mister.

Siç rezulton, kjo karakteristikë e këmishave të meshkujve dhe grave daton qysh nga koha kur janë shpikur pullat qysh në shekullin e 13-të, transmeton Klan Kosova.

Në atë kohë, vetëm gratë e pasura mund të përballonin që të kishin pulla në këmishat e tyre. Ato zakonisht angazhonin shërbëtoret e tyre që t’i ndihmonin që ato të vishen.

Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse pullat e këmishave të grave janë të vendosura në anën e majtë: për të bërë më të lehtë për shërbëtoret që të mbërthenin ato (duke supozuar që shumica e njerëzve ishin djathtakë).

Meshkujt zakonisht prireshin të vishen vetë, pra pullat e tyre ishin vendosur në anën e djathtë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi