Kurdo që keni thyer vezë dhe keni parë pjesën e bardhë jargëzore anash të kuqve të vezës, së paku një herë keni bërë pyetje “Ç’është kjo?”
Fjala është për të ashtuquajturën fije kërthize e cila nuk është e dëmshme, përkundrazi. Ajo mund të hahet pa frikë që do t’ju ndodhë diçka.
Kjo fije ka funksionin që e bardha dhe e kuqja e vezës të qëndrojnë bashkë, d.m.th. që e kuqja gjithmonë të jetë në mes.



