Përpara pandemisë shumë prej nesh i shihnin fluturimet thjesht si një mënyrë për të shkuar nga një destinacion në tjetrin, sa më shpejt të ishte e mundur. Por në mesin e kufizimeve globale, udhëtarët po ëndërrojnë jo vetëm për destinacione të largëta me avion, por vetë eksperiencën e fluturimit, nga emocioni i ngritjes, tek pamjet mahnitëse nga dritarja e avionit.
Pikërisht në këtë pikë hyjnë në lojë “fluturimet drejt asgjëje”, udhëtime me avion që kanë për qëllim vetëm udhëtimin në vetvete e jo destinacionin. Kohët e fundit, këto janë kthyer në një fenomen tejet i preferuar. Ndaj një fluturim pa destinacion i ofruar nga Qantas, u shit brenda 10 minutave. Sipas asaj që shkruan CNN, duket se njerëzit mezi presin që të ngjiten në qiell, në një kohë kur Australia ka ndaluar thuajse të gjitha udhëtimet ndërkombëtare.
“Kjo është me gjasë shitja më e shpejtë në historinë e Qantas”, tha drejtuesi i kompanisë në një deklaratë.



