E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

6 profesionet që rrezikojnë mirëqenien e zemrës dhe vetë peshës së trupit

Sipas një studimi të realizuar nga shkencëtarët të American Heart Association thuhet se disa nga profesionet kultivojnë zakone më pak të shëndetshme krahasuar me disa të tjera, dhe si pasojë rrezikojnë mirëqenien e zemrës dhe vetë peshës së trupit.

Në studim u ekzaminuan 5566 persona mbi 45 vjeç, që nuk kishin precedent të sëmundjeve kardiake dhe iktus. “Kur njerëzit nuk janë të pavarur dhe e gjithë dita e tyre vërtitet rreth punës mund të jetë e dëmshme për shëndetin e tyre”, shprehet për CNN Leslie McDonald, bashkautore e studimit.

Disa punë shkaktojnë mungesë të gjumit dhe stres, madje mund të çoj në kequshqyerje, pije dhe duhan më shumë. Në këtë rast është mirë të ndihmoni veten me disa ndryshime të vogla, si për shembull, të gatuani drekën që në darkë, në vend të që të ndaleni në ndonjë fast food, të përdorësh pushimin për një shëtitje.

Më poshtë keni një liste me 6 profesionet që kanë këto rreziqe:

1-Shoferët e kamionëve

Ajo kategori që janë të angazhuar në transportin e materialeve pinë duhan më shumë se çdo person që ushtron një tjetër profesion. Gati një e katërta e tyre konsumojnë cigare rregullisht dhe kjo sjell probleme të zemrës dhe mushkërive.

2-Industria e shërbimit

Njerëzit që punojnë në restorante, që nga kuzhinierët, kamarierët, luftojnë përditë me ushqimin. Pjatat që gatuajnë apo servirin janë një tentativë e vazhdueshme dhe shpesh kanë tendencën të kenë ushqim jo të rregullt.

3-Policët dhe zjarrfikësit

Personat që merren me sigurinë e të tjerëve, që nga zjarrfikësit e policët, duhet të mendojnë për zemrën e tyre. Pjesa më e madhe e tyre nuk janë në formë, dhe vuajnë nga zemra dhe tensioni i lartë.

4-Menaxher financash

Avokatët dhe mjekët duket se kanë zakonet më të mira të ushqimit. Ndryshe nga një menaxher financash, që ndjekin një dietë të keqe dhe herë pas here të frekuentojnë palestrën.

5-Agjent shitës

Më shumë se gjysma e agjentëve të shitjeve kanë zakone të këqija ushqimi, dhe në studim 69% e tyre rezultonte me kolesterol të lartë.

6-Administrator

Pjesa më e madhe e administratorëve nuk i dedikohet aktivitetit fizik. Studimi thotë se të ngresh këmbët mbi tavolinë për vetëm 5 minuta çdo orë, mund t’u ndihmojë me qarkullimin e gjakut.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi