E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

10 aeroportet më të mira në botë për vitin 2023

Lista e aeroporteve më të miratë vitit 2023, është nxjerrë në përfundim si rezultat i një analize dhe vlerësimi të kujdesshëm të disa faktorëve që variojnë nga lehtësia e aksesit në aeroport, cilësia e shërbimit të ofruar apo dhe shumëllojshmëria e dyqaneve dhe restoranteve të pranishme.

Aeroporti Changi i Singaporit

Për të gjashtin vit radhazi, Aeroporti Changi i Singaporit është konfirmuar si aeroporti më i mirë në botë me shërbime të nivelit të lartë dhe shumë atraksione brenda qendrës së aeroportit.

Aeroporti Haneda i Tokios

Aeroporti Tokio Haneda renditet si aeroporti i dytë më i mirë në botë për shkak të efikasitetit të tij shumë të lartë dhe vendndodhjes së përshtatshme afër qendrës së qytetit.

 Aeroporti Ndërkombëtar Incheon

Ish-aeroporti më i mirë në botë, Aeroporti Ndërkombëtar Incheon, renditet i treti për shërbimet e shkëlqyera dhe vëmendjen ndaj cilësisë së komoditetit të pasagjerëve.

Aeroporti Ndërkombëtar Hamad

Aeroporti Ndërkombëtar Hamad, qendra kryesore e Qatar Airways, është renditur në vendin e katërt me një sërë shërbimesh që e bëjnë atë një aeroport modern dhe mikpritës.

 Aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut

Aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut renditet i pesti për shkak të vendndodhjes së tij strategjike në trafikun ajror ndërkontinental dhe një zgjedhje të gjerë të dyqaneve dhe restoranteve.

 Aeroporti i Mynihut

Aeroporti i Mynihut renditet i gjashti me shërbimet e tij të nivelit të lartë dhe vëmendjen ndaj komoditetit të pasagjerëve duke e bërë atë një zgjedhje ideale për turistët dhe udhëtarët e biznesit.

Aeroporti Heathrow në Londër

Heathrow, aeroporti më i madh në Mbretërinë e Bashkuar, renditet i shtati për shkak të vendndodhjes së tij strategjike dhe shumëllojshmërisë së fluturimeve ndërkontinentale dhe të brendshme.

 Aeroporti i Zyrihut

Aeroporti i Zyrihut renditet i teti me fokusin e tij në çështjet e gjelbra dhe cilësinë e shërbimeve të pasagjerëve.

Aeroporti i Frankfurtit

Aeroporti i Frankfurtit renditet në vendin e nëntë për shkak të vendndodhjes së tij strategjike në Evropë dhe shërbimeve moderne të pasagjerëve.

Aeroporti Schiphol i Amsterdamit

Vendi i fundit në renditjen e 10 aeroporteve më të mira të vitit 2023 është Aeroporti i Amsterdamit Schiphol, i cili ofron shërbime me cilësi të lartë për pasagjerët e tij dhe një përzgjedhje të gjerë dyqanesh dhe restorantesh. /rtsh.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi